
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Rafet Prekazi, MC Kresha, DJ Dagz dhe Dilara Gashi.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe barazimin e saj ndaj Rumanisë, foli edhe Bekim Isufi.
Ai tha se dy pikët e humbura ndaj Andorrës luajnë rol të madh në kualifikimin e Kosovës në “EURO 2024”.
“Ai barazim me Andorrën la shije të keqe te Kosova dhe mendoj se ato dy pikë të humbura do të na penalizojnë dhe na kanë bërë rrugën e vështirë për kualifikim në EURO.”, tha ai.