
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Rafet Prekazi, MC Kresha, DJ Dagz dhe Dilara Gashi.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe barazimin e saj ndaj Rumanisë, foli edhe MC Kresha.
Artisti i mirënjohur kosovar dha një premtim të çuditshëm gjatë emisionit.
“Nëse Kosova do të kualifikohet në EURO, atëherë unë do të nisem në Gjermani me biçikletë për t’i përcjellur ndeshjet e Kosovës”, tha ai.
Kosova tashmë gjendet në pozitën e katërt në tabelë, gjersa vetëm dy vendet e para kualifikohen në EURO.