
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Joe Biden, ka thënë se udhëheqja e dialogut duhet të bartet tek presidenti amerikan, Joe Biden, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se për procesin e dialogut e temat e tjera të rëndësisë shtetërore, AAK as që nuk pret ftesë për bashkëpunim.
“Për procesin e dialogut, temat e interesit nacional, ne nuk presim as me na ftu. Gjatë gjithë kohës kemi qenë aktiv”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka treguar tri parimet mbi të cilat mbështet arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
“Integriteti territorial i padiskutueshëm, sovraniteti i padiskutueshëm dhe kushtetutshmëria e Kosovës. Ja kam tërhequr vërejtjen Kurtit në këtë rast për strategjinë e Serbisë që të shkohet në marrëveshje një nga një”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se përfshirjen e Biden në dialog duhet ta kërkojë edhe vet kryeministri Kurti.
“Mendoj që është koha që edhe Kurti me e kërku zyrtarisht që portofolin e dialogut me kalu tek presidenti amerikan, Joe Biden”, ka thënë tutje Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i ka bërë pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe liderëve opozitar, duke mos përfshirë kreun e PDK-së, Memli Krasniqin i cili e ka refuzuar ftesën e Kurtit. / Gazeta10