Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stoltenberg kërkon ulje të tensioneve dhe rikthim në dialog

Gazeta10
19 June 2023 - 14:00

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Berlin ku është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, me të cilin diskutoi edhe për situatën në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.

Pas takimi, Stoltenberg në një konferencë për media, kërkoi nga Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut dhe të ndalojnë çdo hap përshkallëzues, duke theksuar se KFOR do të vazhdojë të marr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.

“Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Stoltenberg./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.