Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmi me molotov i veturës së Policisë në Leposaviq, nisin hetimet

Gazeta10
20 June 2023 - 11:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kujdestar, është inicuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi që me datë 15 qershor, të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të policisë.

Rasti kishte ndodhur më 15 qershor, rreth orës 18:00, në Leposaviq dhe është në procedurë hetimore.

Javën e kaluar pati momente tensionesh pranë komunës së Leposaviqit. Më 16 qershor kanë ndodhur disa sulme fizike ndaj gazetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.