Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këshilli i Evropës cakton ish-kryediplmaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gazeta10
20 June 2023 - 13:57

Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis është caktuar raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës dhe aktualisht është në Strasburg.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që janë caktuar. Ndërkaq, edhe dy raportues tjerë caktohen, një në Komitet për Çështje Ligjore dhe një në Komitet për Barazi dhe Jodiskriminim.

Ndërsa, e Bakoyannis do ta bëjë raportin pgjithëpërfshirës konsultativ për Lomitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili shkon në senacë plenare të Asamblesë Parlamentare të KiE.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.