
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak kanë kërkuar që Serbia t’i lirojë menjëherë tre policët kosovarë qe gjenden në paraburgim në Serbi.Këto deklarata ata i bënë në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Escobar tha edhe nëse policët janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë.
“Do të thoja menjëherë. Pavarësisht a janë kidnapuar ose e kanë gjetur vetën gabimisht në territorin e Serbisë, ata nuk kishin qëllim të ishin atje dhe kështu ata duhet të kthehen në familjet e tyre menjëherë”, tha Escobar
“E ndaj mendimin e njëjtë”, tha Lajçak i pyetur se çfarë mendon lidhur me këtë çështje.
Në anën tjetër, është përmendur se Kosova dhe Serbia duhet të deeskalojnë situatën dhe të kthehen në dialog.