Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kurti i ka bërë një milion lëvizje për të ardhur në pushtet” – Rama përplaset keq me Hajdarin

Gazeta10
20 June 2023 - 22:24

Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, në televizionin e gazetarëve, gazetari Fidan Rama ka thënë se Kurti ka qenë kundër Rambujesë, kundër UNMIK-ut, Ahtisarit, Pavarësisë, Flamurit dhe kundër shtetit.

“Ai i ka bërë një milion lëvizje me ardh në pushtet dhe me e përshkru si një njeri paqësor, mos iu shit pallavra njerëzve i tha ai tutje Fatime Hajdarit.

Pas kësaj deklarate të Ramës i ashpër reagoi Shala duke thënë se nuk është e mundur ai me i fitu 51% duke vepru kështu siç po thotë Rama.

“Mos rreni o njerëz, jeni duke mashtru”, iu tha Rama, Shalës dhe Hajdarit.

Në këtë përplasje të ashpër Rama tha se Escobari e kishte fjalën për të dytë edhe Kurtin edhe Vuçiq, duke thënë se të dytë mbijetojnë për shkak të krizave. “Vuçiqi për shkak të dështimit të brendshëm dhe Kurti për shkak të dështimit në qeverisja prodhon krizë në veri”, tha Rama.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.