Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Gazeta10
30 September 2026 - 12:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dërguar për vlerësim në zyrat ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe për analizë buxhetore në Ministri të Financave.

Kurti ka thënë se Zyra Ligjore e Kryeministrisë e ka dërguar në Ministri të Drejtësisë dhe në ministri të Financave dhe se gjatë javës do të marrin përgjigje dhe pastaj do t’ia nisin atë Kuvendit të Kosovës.

“Brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen edhe nga MD dhe vlerësimin e departamentit të buxhetit nga MF. Do t’ia japim përgjigjen Kuvendit të Republikës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se këta hapa janë hapa ligjorë dhe se s’ka nevojë që të bëhen shkelje ligjore për një gjë të tillë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.