Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku mobilizon Skenderajn për protestën e nesërme në mbështetje të çlirimtarëve

Gazeta10
30 September 2026 - 11:40

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet nesër, më 1 tetor.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se protesta organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ju ftoj që nesër, më 1 tetor, të bashkohemi në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ai bëri të ditur se transporti nga Skenderaj do të organizohet nga bashkësitë lokale në ora 12:00, ndërsa nisja e përbashkët është paraparë në ora 13:00 nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra”.

Lushtaku u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.