Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti flet për vizitën në New York: Ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
30 September 2026 - 10:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën e tij disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se gjatë qëndrimit në New York zhvilloi takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me pjesëtarë të mërgatës.

“Mbrëmjen e së enjtes së 24 shtatorit unë u ktheva nga vizita disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.  Ishte vizitë e dendur përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mikesha të vendit tonë sikurse edhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare, por natyrisht edhe me mërgatën tonë të çmuar në New York”, ka deklaruar kryeministri.

Ai tha se gjatë takimeve në SHBA u diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me Kosovën, duke përfshirë aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur gjatë luftës, çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe tema që lidhen me ekonominë, zhvillimin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.