Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Kaçanik nga Prokuroria Speciale

Gazeta10
30 September 2026 - 10:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.D., për veprat penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth Kaçanikut, i pandehuri A.D., në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Kaçanik, dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka kryer veprime që përfshijnë torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Forcat në fjalë fillimisht e kanë rrethuar fshatin Ivajë dhe më pas i kanë detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas dyshohet se janë djegur dhe shkatërruar.

Sipas aktakuzës, burrat ishin ndarë nga gratë, ku ishin dërguar në stacionin policor në Kaçanik, më pas 78 prej tyre janë liruar, ndërsa 13 janë ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe dyshohet se janë rrahur dhe torturuar nga i pandehuri A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Lënda është dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.