Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku ‘godet’ Qeverinë: Për ligjet e tjera procedura të përshpejtuara, zvarritje për Specialen

Gazeta10
30 September 2026 - 9:54

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen projektligjet që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka pretenduar se në komisionet parlamentare po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, pa, siç ka thënë ajo, analizë të mjaftueshme, debat substancial dhe dëgjime publike.

“Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo ka veçuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të cilin PDK-ja e ka dorëzuar në Kuvend më 21 shtator.

Sipas Çitakut, ndërsa projektligjet e tjera po trajtohen me procedura të përshpejtuara, ky projektligj po mbahet “në sirtarin e ministres” së Drejtësisë, Donika Gërvalla, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.

“Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!”, ka shkruar ajo.

Çitaku u ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që ta procedojnë projektligjin në Kuvend.

“Mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.