Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Cilin sovranitet? Një kryetar të ka mbetur i mbyllur – Përplasje mes deputetes se LDK-së dhe VV-së

Gazeta10
21 June 2023 - 17:51

Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, në Kanal10, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se situata në veri asnjëherë nuk ka qenë më kaotike.

“Kemi një vendim i cili nuk është i bashkërënduar me SHBA-të dhe ende nuk kemi parë asnjë plan të Kurtit për të dalë nga kjo situatë në veri”, tha Krasniqi.

Deklaratën e ministrit Murati se paga mesatare e policit është 800, Krasniqi e ka quajtur hipokrizi.

“Situata në veri është shqetësim i shteteve evropiane”, tha Krasniqi.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza janë përplasur ashpër duke mos u pajtuar me veprimet e Kurtit në veri.

Deputetja Krasnqi përmendi edhe deklaratën e Kurtit duke përkujtuar Oliver Ivanoviqin, e cila tha se Kurti i thuri lëvdata serbit të dyshuar për krime lufte në Mitrovicë.

Krasniqi e LDk-së iu drejtuar Fejzës së VV-së se një kryetar të ka mbetur i mbyllur dhe për cilin sovranitet po flet në veri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.