
Futbollisti gjerman, Kai Havertz në verë pritet të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Londra.
Havertz pritet të kalojë te skuadra e Arsenalit, e cila është shumë afër finalizimit të kësaj marrëveshje.
Chelsea kërkon rreth 70 milionë euro për largimin e gjermanit, shumë kjo që nuk paraqet problem për “Topçinjtë”.
Havertz erdhi te Chelsea në vitin 2020 nga Bayer Leverkuseni për shumën e 75 milionë eurove.
Nëse arrihet kjo marrëveshje, reprezentuesi gjerman do të jetë njëri nga lojtarët më të paguar të skuadrës londineze.
Interesim për Havertzin në këtë afat kalimtar kishin shprehur edhe Bayern Munich dhe Real Madridi.