
Aktivistja Xheraldina Rexhepi – sonte në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se ka qenë e shokuar me lajmin për përdhunimin e 11 – vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.
Rexhepi ka thënë se ka qenë tejet e shqetësuar dhe nuk ka mund të flej për 40 orë pas raportimit të kësaj ngjarje, raporton Gazeta10.
“Në këtë rast nuk ka dështu një institucion, por kanë dështu të gjitha hallkat e shoqërisë sonë, dhe kjo është shumë e dhimbshme”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, përballë Teatrit Kombëtar është protestuar për këtë rast, ku iniciatore e protestës ka qenë Rexhepi./Gazeta10