
Të paktën 57 persona kanë humbur jetën gjatë një vale masive emigrantësh që u përpoqën të hynin në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku.
Mbërritja e papritur e dhjetëra mijëra emigrantëve bëri që kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, të udhëtonte me urgjencë drejt territorit. Ndërkohë, Italia rivendosi përkohësisht disa kontrolle kufitare për udhëtarët që vinin nga Spanja, ndërsa Franca urdhëroi kontrolle shtesë përgjatë kufirit të saj me Spanjën, shkruan CNN.
Autoritetet në Ceuta thanë se shumë prej viktimave u mbytën, ndërsa turma të mëdha njerëzish kalonin kufirin si nëpërmjet tokës ashtu edhe përmes detit të enjten, duke tejkaluar kapacitetet e rojeve kufitar /GE