Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

24-orë: 8 aksidente në Ferizaj, 6 persona përfundojnë të lënduar

Gazeta10
09 October 2026 - 8:51

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, siç thuhet në njoftim, janë raportuar 8 aksidente trafiku, prej tyre, 4 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona dhe 4 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 October 2026
Lajme
09 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.