
Një rast grabitjeje është raportuar në rrugën “UÇK” në Pejë, të enjten rreth orës 13:30.
Sipas raportit policor, një burrë ka deklaruar se një person i dyshuar, duke përdorur dhunë fizike, ia kishte grabitur çantën e dorës, në të cilën ndodheshin 480 euro para të gatshme, një telefon mobil, letërnjoftimi dhe patentë shoferi.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar nga organet kompetente.