Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama takon zyrtaren e Këshillit të Evropës, flasin për fuqizimin e komunave

Gazeta10
09 October 2026 - 8:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se me Lucianin ka diskutuar për sfidat me të cilat përballen komunat, forcimin e demokracisë lokale dhe nevojën për bashkëpunim më të mirë ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Po ashtu, theksuam rëndësinë që komunat të kenë qasje më të drejtpërdrejtë në fondet evropiane dhe ndërkombëtare.Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj fuqizimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë”, shkroi Rama./

Nga Rubrika
Lajme
09 October 2026
Lajme
09 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.