Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi – Berishës: Je i humbur në kohë dhe në hapësirë

Gazeta10
21 June 2023 - 21:02

Gjersa po komentonte qëndrimet e opozitës për situatën në veri të vendit, gazetari Ridvan Berisha morri një koment interesant nga komentatori Halil Matoshi.

Matoshi duke renditur disa argumente për ‘’prishje të marrëdhënieve me aleatët’’ në “Politiko”, ju është drejtuar Berishës duke i thënë se nuk ka objektiv fare, sepse është i humbur në kohë dhe në hapësirë, raporton Gazeta10.

‘’A e din që nuk e ka pas asnjë telefon hapur kur janë arrestuar, rrëmbyer policët. QUINT-i, e ti i po vjen në studio po thu s’ka përplasje me amerikanët. A s’i kemi ne të njëjtat objektivat me aleatët tanë? Cili është objektivi yt? Ti s’ki objektiv hiq. Këta e kanë një objektiv edhe I mirëkuptoj. Ti s’ki hiq. A din që thonë një fjalë tek na, ti je i humbur në kohë në hapësirë. Thotë opozita është indiferente, që hajt po pajtona, po a po pret që edhe opozitën ky me shti në rresht a? Atëherë forcohet diktatura. Ti ke mbete me e mbrojt koncesionin e Kosovës. Qata që e kanë maru.’’, ka thënë ai.

Berisha iu kundërpërgjigj duke i thënë që të rezervohet nga komentet e tilla.

‘’Kush nuk e ka pas? Edhe? Ka përplasje, por përplasja është për një objektiv. Aleatët tanë edhe rrugës munden me ndryshu. Të lutëm rezervohu me komentet.’’, tha Berisha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.