Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shala për përdhunimin e 11-vjeçares: Rast makabër – ka prekur secilin prej nesh 

Gazeta10
30 Gusht 2022 - 21:06

Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëherësh Koordinatorja Nacionale kundër Dhunës në Familje, Nita Shala, ka thënë se i është ofruar mbrojtje 11-vjeçares e cila u përdhunua nga pesë persona.  

Viktima i është ofruar mbrojta dhe shërbimet mbështetëse”, ka thënë ajo, raporton Gazeta10. 

Shala në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se rasti i përdhunimit ka prekur secilin, teksa ka bërë të ditur se në takimin e Grupit Emergjent, është vendosur të krijohet një Komision i Posaçëm për këto raste. 

Është vendosur të krijohet një komision i posaçëm – i cili do të merret me aktivitete për të kuptuar më shumë rreth rasteve të tilla, si dhe për të kuptuar se si kanë reaguar institucionet kur janë raportuar këto raste”, ka thënë ajo./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.