Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Jabllanoviq për deklaratën e Kurtit: Është një llaf, gruaja ime bëri shaka me të

Gazeta10
21 June 2023 - 21:45

Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq në një lidhje direkte në “Politiko”, ka folur rreth deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se ky politikan bojkotoi zgjedhjet në veri të vendit, në kompensim të 1 milion eurove dhe dy banesave në Beograd, shkruan Gazeta10.

Jabllanoviq ka thënë për Kanal10 se ky është një ‘llaf”, dezinformatë dhe një kryeministër nuk do duhej të jepte deklarata të tilla.

“Është një e pavërtetë dhe është më shumë një llaf që është thënë, është dezinformatë dhe nuk i takon një shefi të Qeverisë të jap deklarata të tilla. Kjo nuk është e vërtet natyrisht, deklarata e Kurtit i ka shërbyer bashkëshortes sime që një moment të bëj shaka me mua dhe të thotë ma jep edhe mua një banesë.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.