Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xani: Dialogu nuk ka alternativë, duhet të koordinohemi me miqtë ndërkombëtar

Gazeta10
21 June 2023 - 23:53

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Visar Xani, në “Prime Time”, me gazetarin Naim Sadiku, e ka cilësuar si të nevojshëm takimin mes Kurtit dhe Vuçiq.

“Një takim i cili do të duhej të sillte të paktën përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe rrugëdalje nga kjo situatë”, tha Xani.

Sipas tij është në pikëpyteje vazhdimi i dialogut dhe kjo si pasojë e kalkulimeve politike të Beogradit.

“Është lajm që Kosova nuk është palë refuzuese në këtë proces, e ka një PO të rezervuar, në anën tjetër Serbia po kalkulon edhe ato PO-jat e tyre me qëllim që të përfitojë shumë më shum”, tha tutje Xani.

Sipas tij negociatat nuk do të thonë tradhti, ato janë të nevojshme për të gjetur një zgjidhje që kanë ato dy palë apo shtete.

“Duket që tashmë i kemi disa masa ne si Kosovë, kurse Serbia ende nuk i ka përjetuar edhe tani nëse del kundër mundet me i përjetu. Ato do të mund të jenë me aspekt të gjuhës diplomatike”, tha Xani.

Sipas tij palët do të takohen më së largi javën e ardhshme sepse nuk ka alternativë tjetër përveq asaj të dialogut.

Duke folur për masat ndëshkuese, Xani tha se pritet që për Kosovën të ashpërsohen ato kurse të fillojnë për Serbinë.

“Rizajnimi i qendrimeve të Kosovës është i domosdoshëm dhe na duhet një koordinim më i madh me faktorin ndërkombëtar”, tha Xani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.