Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hendboll, Evropiani U19 me nëntë përfaqësuese në Prishtinë

Gazeta10
22 June 2023 - 11:13

Nëntë përfaqësuese do të paraqiten në Kampionatin Evropian të hendbollit në konkurrencën e femrave për gjeneratën U19 që do të mbahet në Prishtinë.

Evropiani do të mbahet në kryeqytetin tonë muajin e ardhshëm, saktësisht prej datës 8 deri më 16 korrik, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), të enjten.

“Disa prej Kombëtareve janë të vendeve që kanë sport e hendboll shumë të zhvilluar. Rrjedhimisht Prishtina prej 8 deri më 16 korrik do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kontinental”, ka shkruar FHK-ja.

Në Evropianin e Divizionit B, krahas Kosovës do të marrin pjesë edhe Austria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Sllovakia, Finlanda, Izraeli e Polonia.

FHK-ja pret që ky spektakël hendbolli të madhështohet edhe më shumë me praninë e tifozëve në tribuna.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.