
Mesfushori anglez, Mason Mount është shumë pranë largimit nga Chelsea në verë.
Interesim për shërbimet e Mount ka shprehur deri më tani vetëm Manchester United, por të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord për shumën e transferimit.
“Blutë e Londrës” kërkojnë të paktën 60 milionë funte për ta lënë të lirë mesfushorin anglez.
Kontrata e 24-vjeçarit me Chelsean skadon në vitin 2024 dhe ekipi londinez dëshiron që ta shesë atë gjatë kësaj vere, përpara se ta humbasë atë me parametra zero vitin e ardhshëm.
Mount është prioritet kryesor për “Djajtë e Kuq” në këtë afat kalimtar, madje raportohet se ata kanë arritur marrëveshje personale me mesfushorin për një kontratë afatgjate.
24-vjeçari është pjesë e grupmoshave të reja të Chelsea, ndërsa më parë ka qenë i huazuar te Vitesse dhe Derby County.
Mesfushori me tipare ofanzive me ekipin londinez ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.