Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AGK-ja e alarmuar me vendimin për Klan Kosovën: Përpjekje e Qeverisë për t’i goditur mediat

Gazeta10
22 June 2023 - 16:48

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të sotëm të ARBK-së për anulimin e vendimit që pezullonte certifikatën e biznesit ndaj televizionit Klan Kosova.

AGK-ja e ka cilësuar këtë si si një përpjekje të Qeverisë së Vetëvendosjes për të goditur mediat në Kosovës dhe kufizuar lirinë e tyre, raporton Gazeta10.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin se më pak se 24 orë pas vendimit për anulimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, ARBK-ja, sot ka marrrë një vendim për ta anuluar atë vendim, dhe për ta mbajtur në fuqi vendimin fillestar të datës 14 qershor.  AGK-ja, rikthekson se vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e Qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga Kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, në reagimin e AGK-së thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, pasi që do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë.

Së fundi,  AGK-ja ka bërë thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.