
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenelll, ka arritur në veri të Mitrovicës, ku aktualisht nga ora 16:00 ka nisur një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Siç raporton medium “Kosova Online’, i cili ka publikuar edhe fotografi dhe video nga ky takim, shihet se Grenell është pritur nga kryetari i LS-së, Goran Rakiq.
Pjesëmarrës janë edhe nënkryetari Igor Simiq dhe ish-kryetari i Zveçanit, Dragisha Miloviq, transmeton Gazeta10.
Grenell që një kohë të gjatë vazhdon ta kritikoj në forma të ndryshme kryeministrin e vendit, sidomos pas situatës së shkaktuar në veri të vendit.
Së fundi ai pati edhe një shkrim ku tha se kryeministri Kurti ‘’ia ka vendosur gishtin e mesit’’ perëndimit, duke aluduar për prishje të marrëdhënieve me aleatët./Gazeta10