Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbenit Xhemajli karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri

Gazeta10
22 June 2023 - 18:29

Mbrojtësi Arbenit Xhemajli do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri. “Panorama Sport” ka raportuar të enjten se Xhemajli do t’i bashkohet Dinamos të Tiranës, që edicionin 2023/24 do të luajë në Kategorinë Superiore.

Sipas gazetës nga Tirana, thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe vetëm ka mbetur çështje kohe përpara se Xhemajli të prezantohet te skuadra shqiptare.

Ai me Dinamon do të firmosë kontratë dyvjeçare. 25-vjeçari edicionin e fundit ka luajtur në Zvicër te skuadra e Vaduzit, ku në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka realizuar 5 gola.

Xhemajli është zhvilluar si futbollist te Zuerichu, ndërsa ka luajtur në nivelin profesional për Xamaxin dhe Sunderlandin.

Ai ka regjistruar 6 ndeshje me ekipin U21 të Kosovës, si dhe 1 me Përfaqësuesen A të “Dardanëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.