Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kryetar komune me rroba sportive në zyre” – Canaj e pyet Kurtin: Ku është sovraniteti këtu?

Gazeta10
23 June 2023 - 0:10

Ish-diplomati, Blerim Canaj në “Prime Time’’ teksa ka folur për situatën në veri të vendit dhe menaxhimin qe Qeveria e Kosovës është duke e bërë, ka thënë se Kurti ka të drejtë për shtrirje të ligjshmërisë, raporton Gazeta10.

Por, ai ka thënë në “Prime Time” se nuk mund të flasim për legjitimitet kur flasim për kryetarët e veriut, duke përmendur edhe rastin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetimit që në një fotografi iu vërejtën rrobat sportive përfundi kostumit.

“Po e përmendim edhe një fakt, ne e dimë që policia që ka qenë më parë, të gjithë e kanë ditur se kush janë, ka qenë proces i integrimit të tyre. Por, nëqofse ne 2000 mijë njerëz që e kanë bartur flamurin e Kosovës, kanë marrë vendime në emër të Kosovës e Ii kemi zëvendësuar me një Flamur në katin e dytë apo tretë e një kryetar komune që me veshje sportive rri i mbyllur në zyre, atëherë çka kemi bo? Ku është progresi, ku është sovraniteti këtu, shtrirja e ligjshmërisë këtu”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.