
Avokatja 35 vjeçare shqiptare që jeton në Australi, Eva Buzo është nisur dje në orën shtatë të mëngjesit nga Otranto në Itali për të mbërritur në Vlorë, ajo tashmë ndodhet në det të hapur brenda ujërave të Shqipërisë.
Atletea shqiptare duket se nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj që të kaloj me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë. Ajo pritet të mbërrijë në mesditë.
Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva ndiqet nga 2 trajnerë që hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.
Ajo gjithashtu i’u është përmbajtur të gjitha rregullave duke qëndruar larg varkave si dhe duke mos u pajisur me kostum noti apo antipeshkaqen.
Pas notarit italian Paulo Pinto i cili kaloj kanalin e Otrantos më 17 korrik të vitit 1997, Eva Buzo do të jetë gruaja e parë që po përpiqet të arrij këtë sukses.