Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kelmendi: Kurti dhe Vuçiqi non-grata nëse nuk përmbushin kërkesat e SHBA-së deri në korrik

Gazeta10
23 Qershor 2023 - 18:24

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi pret që deri në korrik nëse nuk ka një ulje të tensioneve dhe progres në dialog atëherë Kurti do të shpallet non-grata nga ShBA-të, dhe njejtë do të veprohet edhe me Vuçiqin.

“Jo rastësisht janë përgatitur lajmet për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me krimin sepse amerikanët i paraprijnë gjërave”, tha Kelmendi në emisionin “Info10”, në Kanal10.

Ai tutje tha se këto ditë do të fillojë tërheqja e forcave policore dhe kryetarët e komunave nga objektet komunale dhe në shtator do të këtë zgjedhje në komunat veriore.

Kelmendi tha se mund të këtë edhe zgjedhje të përgjithshme sepse Kurti e do këtë pasiqë qëndron mirë në sondazhe. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.