
Një person në Ferizaj është arrestuar dje pasi e kishte sulmuar me thikë mjekun kujdestar në në Qendrën Emergjente pas një mosmarrëveshjeje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta10.
“SULM- Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10