
Sot në POLITIKO me Kushtrim Sadikun është i ftuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku përballë analistëve po debatohet për gjendjen aktuale politike në vend dhe nevojën që sa më shpejt të themelohen institucionet e Republikës.
Lutfi Haziri përballë “POLITIKOS” duke komentuar kërkesën e tij për një koalicion të mundshëm VV-LDK ka theksuar se vendi po kalon në kriza dhe duhet të vendoset një stabilitet institucional.
Duke komentuar emrin e Vjosa Osmanit ai ka theksuar se emri i saj s’mundet me qenë problem për marrëveshje.
“Emri i Vjosa Osmanit nuk mundet me qenë problem për arritjen e një marrëveshje nesër”, tha mes tjerash ai.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10