Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e Dardan Gashit në Lipjan, Gazmend Selimi vazhdon përballjen me drejtësinë

Gazeta10
21 October 2026 - 11:30

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj Gazmend Selimit, i akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, në rastin e vrasjes së 22-vjeçarit Dardan Gashi në Lipjan.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 5 gusht 2022, në një lokal në Lipjan, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë Dardan Gashi, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 nëntor 2024, rasti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarve dhe viktimës, si dhe të dëmtuarit J.G.

Prokuroria pretendon se Gazmend Selimi fillimisht e kishte goditur Dardan Gashin me grusht në fytyrë, ndërsa më pas Muhamet Gashi kishte shtënë me pistoletë në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave, Dardan Gashi ishte qëlluar në gjoks dhe kishte humbur jetën. Ndërkaq, J.G. kishte pësuar plagë të rënda në bark, ndërsa A.B. ishte plagosur lehtë në këmbë nga predha e armës së zjarrit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.