Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Droni zbulon shtatë krerë gjedhe të dyshuara si kontrabandë në Muqivërc

Gazeta10
21 October 2026 - 11:01

Njësit i TASK-Forcës në bashkëpunim me SPKM-në kanë vërejtur përmes incizimit me dron se në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, janë futur disa kafshë kontrabandë.

“Fsh. Muqivërc 20.10.2026-11:10.   Njësit i TASK-Forcës në bashkëpunim me SPKM-në kanë vërejtur përmes incizimit me dron se në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, janë futur disa kafshë kontrabandë.  Gjatë kontrollit në stallë i janë gjetur  shtatë krerë gjedhe  në mungesë të dokumenteve. Janë njoftuar, prokurori dhe inspektori i AVU-it. Mbetet të verifikohen mosha e krerëve në karantinë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria vepruese 2026”, njësiti i Taskt Forcës të DRK-Jugu dhe Doganës së Kosovës në bashkpunim me stacionin policor për menaxhim kufitar-Muqivercë, pas sigurimit të informatave operative, njësitet e policisë kufitare kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatrat e brezit kufitar Desivojcë -Sedllar, Komuna e Kamenicës, ku kanë arritur të lokalizojnë dhe ndalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave/kafshëve.

Pas vëzhgimit intensiv dhe ndërhyrjes në momentin e duhur, është ndaluar kamioni i tipit Mercedes duke levizur nga Serbia- fshati Pribovc, përmes rrugëve malore në drejtim të fshatit Sedllar, ku shoferi i kamionit të lartëcekur tashme i identifikuar kishte ikur duke e lënë mjetin në vendngjarje.

Pas punëve operative dhe hetimeve intenzive i njëjti kamion ishte parë duke i shkarkuar disa gjedhe në një shtallë skaj rrugës në fshatin Muqivercë/Komuna e Kamenicës, ku me urdhër të Prokurorit është zhvilluar kontrollë në një shtallë, ku ka rezultuar në gjetjen e shtatë (7) krerë gjedhe të cilat pas verifikimit nga AUV-i janë sekuestruar dhe dërguar për verifimim të mëtutjeshëm.

Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar intensivisht nga njësitet përkatëse të policisë kufitare – NJHR-jugu.

Policia e Kosovës mbetet e vendosur në luftimin kundër kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti ilegal që cenon sigurinë dhe rendin juridik të vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.