
Një person është arrestuar në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut, nën dyshimin për shitje dhe kultivim të narkotikëve.
Gjatë kontrollit në automjet, shtëpi dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, policia ka konfiskuar 16.7 gramë marihuanë dhe 41 bimë kanabisi, me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh. Po ashtu, janë sekuestruar një palë gërshërë dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.
Policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më të martën, rreth orës 20:30.