Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje brenda shtëpisë së dy viktimave që vërshimet ua morën jetën

Gazeta10
25 June 2023 - 14:26

Dy persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën dje në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta10

Viktimat janë një grua 25-vjeçare dhe djali i saj 5-vjeçar, të cilët humbën jetën tragjikisht pasi që shtëpia e tyre u përmbytë nga vërshimet e mëdha të shiut.

Poashtu si shkak i vërshimeve, të lënduar mbetën edhe dy persona të tjera.

Gazetarja e Kanal10, Gentian Gashi ka dërguar disa fotografi nga shtëpia e dy viktimave, ku shihet se uji kishte shkatërruar çdo gjë.

Pak më parë, familjari i viktimave deklaroi se mezi arritën të i shpëtojnë edhe dy fëmijët e tjerë, ndërkohë që grua për disa orë ishte e zhdukur sepse nuk i gjeteje trupi askund./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.