Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pacolli hap ‘GoFundMe’ për t’i dalë në ndihmë familjes Ademaj në Pejë

Gazeta10
25 June 2023 - 17:23

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur një llogari në platformën “GoFundMe” për t’i dalë në ndihmë familjes Ademaj, e cila humbi mbrëmë tragjikisht dy anëtarë pas vërshimeve në Pejë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve të të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, shkroi Pacolli.

Një grua rreth të 30-ave dhe djali i saj 5 vjeç vdiqën mbrëmë si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.