
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me lirimin e tre policëve të rrëmbyer të Kosovës nga forcat serbe, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë se ky është lajm i mirë, por është një lojë e Serbisë, pasi që përndjekja e tyre do të vazhdojë në liri.
‘’Serbia vazhdon me lojërat e saj. Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës. Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës.’’, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës./Gazeta10