Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Publikohet vendimi i Gjykatës në Kralevë për lirimin e tre policëve

Gazeta10
26 June 2023 - 12:16

Gjykata e Kralevës e ka publikuar vendimin për lirimin e tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se tre policëve u është ndërprerë paraburgimi, derisa akuzohen për prodhim, posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve dhe lëndëve plasëse.

Pas kryerjes së procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe Sh.M. për secilin vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, substancave nga neni 348,paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Kralevë ka konfirmuar aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Kralevë, shkruan Kossev.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.