
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka folur për sfidat me të cilat përballet në qeverisjen e tij komunale, raporton Gazeta10.
Kastrati, duke folur për reduktimet e energjisë elektrike ka thënë se po përballen me reduktime të jashtëzakonshme dhe se ka ankesa në këtë drejtim.
“Po, kemi reduktime të jashtëzakonshme të energjisë elektrike. Kemi ankesa të shumëllojshme nga të gjitha bizneset dhe shtresat e popullësisë. Reduktimet janë shumë të mëdha dhe po ngjallin probleme në funksionimin si të ekonomisë familjare po ashtu edhe të bizneseve”, ka thënë ai.
Tutje, Kastrati ka thënë se operatorët në komunën që ai e drejton kanë filluar punën, punë edhe në projekte infrastrukturore mirëpo ai ka kërkuar durim e mirëkuptim meqë s’mund të kryhen të gjitha punët përnjëherë.
“Po kemi filluar në disa fshatra, në disa rrugë dhe rrugica mirëpo kërkesa dhe nevojat janë shumë më të medha se sa mundësitë tona që të gjitha këto rrugë dhe rrugica t’i asfaltojmë njëkohësisht”, ka thënë ai prandaj kërkojë edhe durimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve”, ka shtuar më tej Kastrati. / Gazeta10