
Mbrëmja e së shtunës ishte fatale për nënë e bir nga Peja, që humbën jetën si pasojë e vërshimeve nga reshjet e mëdha të shiut që ua përfshiu edhe shtëpinë e tyre.
Dëme tjera u shkaktuan edhe nëpër shtëpitë dhe pronat private të qytetarëve tjerë, për çka nënkryetari i kësaj komune Fatmir Asllani tha në Info10 se tanimë është hapur afati 10 ditor për ankesa rreth vlerësimit të kompenzimeve të dëmeve.
Ai tha se vetëm gjatë ditës së sotme janë pranuar rreth 60 kërkesa nga qytetarët, për çka komisionet pritet të dalin në terren për t’i verfikuar dëmet, transmeton Gazeta10.
“Jemi duke iu ndihmuar vazhdimishtë qytetarëve bashkë me FSK-në që të bëjmë pastrimin e oborreve dhe bordumeve që janë të mbushura me ujë. Është hera e parë që kemi vëshrime. Tri vitet e fundit jemi sulmuar shumë prej vërshimeve.”, tha Asllani në Info10.
Më poshtë video e plotë./Gazeta10