
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar për një problem në Ferizaj, në rrugën Naim Frashëri, ku banorët janë ankuar për bllokim të kanalizmit atje, raporton Gazeta10.
Njëri nga banorët e lagjes, Gazmend Asllani, ka rrëfyer një moment kur është përballur me këtë problem.
“Ka qenë Natën e Bajramit kur është mbushur shakti, podrumi ujë është mbushur bajagi shumë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se zakonisht këtë problem e kanë kur ballafaqohen me reshje shiu.
“Kur po ka shi shumë, rrebeshe po zihen kanalizimet”, ka shtuar më tej ai.

Tutje, Asllani ka thënë se kanë bërë kërkesa e peticone për këtë temë.
“Po kemi bërë kërkesë me 12.07, edhe peticion kemi bërë në komunë i kemi lajmëruar”
Një banor tjetër i po të njejtës lagje, është shprehur i zhgënjyer me trajtimin e këtij problemi nga komuna.
“Rrugën e kemi shtruar ne vet, disa herë po nxihet kanalizimi, pse nuk vijnë me pastru ujin, pse? Na po i paguajmë të gjitha tatimet, na vetëm sherrin jemi duke ia pa komunës”, ka thënë ai më tej.
Ai ka thënë se me këtë problem përballen qe një kohë shumë të gjatë.
“Ky problem është i kahershëm, qe 20 e kusur vjet”, ka thënë ai. / Gazeta10