Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Totaj për nismën e re buxhetore të komunës: Do të financohen projektet e votuara nga qyetarët

Gazeta10
26 June 2023 - 21:00

Është përmbyllur cikli i nismës së re të Komunës së Prizrenit të buxhetimit me pjesëmarrje ku qytetarët kanë propozuar ide dhe kanë votuar për projektin më të mirë për vendbanimin e tyre.

I fundit aktivitet u zhvillua të hënën pasdite në Reçan, fshat i banuar me boshnjak ku banorët votuan për projektin “Sanimi i stadiumit në fshatin Reçan”.

“Reçani votoi sot! Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorët e këtij fshati, votuan për projektin “Sanimi i stadiumit në fshatin Reçan”. Ky projekt, që u propozua nga vet banorët, do të financohet nga Komuna e Prizrenit. Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë! Urime!” ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Kjo nismë u realizua për herë të parë nga Komuna e Prizrenit me përkrahjen e USAID Kontrata Sociale.

Këtë vit janë përzgjedhur tre vendbanime Zhuri, lagjia Kurillë dhe Reçani ku Komuna e Prizrenit është zotuar t’i mbështesë financiarisht deri në 300 mijë euro./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.