Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hodaj krahason kidnapimin e policëve me arrestimin e Gjuriqit: Prita që të liroheshin brenda tri ditëve

Gazeta10
26 June 2023 - 21:49

Avokati Taulant Hodaj tha në Politiko në Kanal10 se pritjet e tij për tre policët e kidnapuar nga Serbia ishin që ata të lirohen brenda ditëve, pasi sipas tij rrëmbimi i tyre ishte politik e jo i bazuar në fakte e ligje, transmeton Gazeta10.

Hodaj për këtë ka bërë edhe një krahasim me arrestimin e ish-shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilin Policia e Kosovës pasi e solli në Prishtinë më 2018, brenda ditës edhe e liruan.

Për arrestime të tilla politike, dhe rastin e tre policëve sipas Hodaj presioni ndërkombëtarë ishte i madh, dhe se për këtë ai thotë se ka pritur që ata të liroheshin brenda tre ditëve.

“Hapi i parë u bë duke ngritur dhe konfirmuar aktakuzë. Janë bërë dy hapa. Edhe nëse kanë qenë fajtor duhet prapë s’kanë kryer vepër penale. Për kryer vepër penale duhet dashje. Këta s’kanë pasur dashje për të hyrë ne territorin e Serbisë të bëjnë një aggression apo cfarëdo. Serbia normal politikisht në rrafshin ndërkombëtarëv do të përfitojë.”, deklaroi tutje Hodaj në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.