
Franca e ka mirëpritur lirmin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga njësitë speciale më 14 qershor, e që u mbajtën të paraburgosur deri ditën e henë të datës 26 qershor, kur edhe Gjykata e Kralevës mori vendim për lirmin e tyre.
Ky shtet nëpërmjet Ministrisë së Jashtme tha se ky është një hap drejt de-eskalimit të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Franca mirëpret lirimin e 3 policëve kosovarë pas vendimit të gjykatës në Kraljevë të Serbisë. Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavoline e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.”, thuhet në shkrimin e tyre.