
Edhe sulmuesi Paulo Dybala po joshet për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. “Corriere dello Sport” ka njoftuar të martën se argjentinasi tashmë është kontaktuar nga disa ekipe saudite, të cilat i kanë bërë oferta zyrtare për të bindur që të transferohet në radhët e tyre.
29-vjeçari është pjesë e Romës, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025, por ka edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 15 milionë eurosh. Ekipet nga Arabia Saudite, krahas pagës së majme për Dybalan, janë të gatshme t’i ofrojnë Romës deri në 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit.
Ndërsa, ekipi që më së shumti po insiston për kartonin e tij është Al-Ahli, i cili ditë më parë transferoi mbrojtësin Kalidou Koulibaly nga Chelsea.
Dybala iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa edicionin e fundit shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime në të gjitha garat.