Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjoci: Pas 15 vitesh, trazirat e veriut rikthyen vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Gazeta10
27 June 2023 - 21:06

Trazirat e fundit në veri të vendit pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj të katër komunave pas dorëheqjes së serbëve nga instritucionet e Kosovës, sipas gazetarit Kosovë Gjoci kanë ngjallur vëmendje shumë të madhe.

Gazetari Gjoci ka treguar në Politiko se në 15 vjetët e fundit ky interes i shtuar i mediave ndërkombëtare erdhi si rezultat i “konfliktit” së Kosovës me Serbinë.  

Ai tha gjatë raportimeve në veri kishte takuar media evropiane, arabe e skandinave, raporton Gazeta10.

“Edhe kur kanë ardh, kanë ardh për çështje dytësore. Ajo çfarë ka ndodhë kohëve të fundit ka krijuar një interes të shtuar, e shpesh herë edhe të tepruar. Gjatë raportimeve në veri kam taku ekipe, që nga shtetet evropiane, arabe e skandinave. Përvec pjesës së konfliktit, domsodoshmërisht ajo cfarë ka krijuar zhurmë, është se Kosova ka një lloj konflikti me Serbinë.”, u shpreh Gjoci në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.