Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Veriu, moçali i kriminelëve’’ –  Basha: Qeveritë e kaluara i lusnin serbët të ktheheshin, ne s’e bëjmë këtë

Gazeta10
27 June 2023 - 21:02

Veriu ka qenë moçali i Kosovës, uji i të cilit ishte i ndotur në qetësi e për të cilin nuk reagoi askush.

Kjo është mënyra se si, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e sheh veriun para se Qeveria aktuale të vinte në pushtet dhe të fillonte ndalimin e krimeve në këtë pjesë.

‘’Ndryshimi 180 shkallë, Po mendoj se ka pasur një ndryshim 180 shkallë, kjo ka qenë për shkak se veriu ka qenë një farë moçali, një ujë që ka pas nejt aty një kohë të gjatë e është ndytë, sepse s’ka reaguar askush, u kanë një lloj qetësie, qetësi për kriminelët. Sepse siç e dini se strukturat kriminale kanë kontrolluar rrugët ilegale, kontrabandën, kriptovalutën, doganën, drogën. Kur ua kemi prish këto ne, kemi ndjek kriminelët, kemi mbyll rrugët ilegale, me automatizëm ti ua cenon pushtetin kriminelëve dhe tash ata qohen e sulmojnë jo vetëm Policinë tonë por edhe KFOR-in.’’, ka thënë ai në “Politiko’’.

Tutje, ai ka thënë se serbët sa herë që iu është kërcënuar pushteti i tyre kanë dhënë dorëheqje ndërkohë që qeveritë e kaluara i kanë lutur për t’u kthyer, por sipas tij qeveria aktuale nuk e bën këtë.

‘’Po unë pajtona se ka ndërru veriu, po ka ndërru për të mirë. Se ne po refuzojmë për ta lënë siç ka qenë. Kjo ka qenë formë praktike e tyre që ka ndodhur në të kaluarën, sepse sa herë iu ka prish pak pushteti kanë shku kanë dhënë dorëheqje, e çka kanë bë të tjerët, ju kanë thanë kthehuni amani ju koftë, merrni çka doni, çka doni boni, qysh të doni boni, na s’e bëjmë këtë.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.